Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vasja e adoleshentit: Trazirat në Francë, polici në paraburgim

Polici francez që vrau ngasësin 17-vjeçar në periferi të Parisit do të hetohet për vrasje të vullnetshme, pas dy ditësh trazirash në të cilat kanë mbetur të lënduar dhjetëra protestues dhe policë.

Më shumë se 40 mijë policë janë angazhuar në ndaljen e dhunës që ka përfshirë qytetet franceze pas vrasjes së adoleshentit.

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel M gjatë një ndalimi në trafik është kapur nga kamerat. Vrasja e tij nga distanca e afërt ka shokuar Francën teksa ka ngritur tensionet në mes të të rinjve dhe policisë.

Protestuesit kanë djegur automjetet dhe ndërtesat nëpër lagjet e Parisit teksa trazirat janë zgjeruar edhe në qytetet tjera franceze.

Ministria franceze e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 170 policë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit.

Edhe Franca angazhon 40 mijë policë për të shtypur trazirat Botë Franca angazhon 40 mijë policë për të shtypur trazirat

Prokuroria në qytetin Nanterre ku ndodhi vrasja e adoleshentit, ka kërkuar që polici të mbahet në paraburgim.

Sipas hetimeve të para nga Ministria, ka deklaruar se kushtet për përdorim të ligjshëm të armës nuk ishin respektuar nga polici.

Tre persona ishin në automjet kur policia tentoi t’i ndalte të martën. Viktima kishte arritur të shmangte ndaljen nga policia kur nuk e respektoi dritën e kuqe në semafor. Ai më vonë kishte ngecur në kolonë.

Të dy policët e përfshirë kanë nxjerrë revolet e tyre me qëllim që Nahel M të mos ikte përsëri.

Polici ka qëlluar vetëm një plumb. Është arsyetuar se donte të parandalonte largimin e automjetet sepse frikësohej se do të godiste dikë.

Policia fillimisht është arsyetuar se adoleshenti tentoi t’i godiste ata me automjet, mirëpo në videot e publikuara shihet automjet i ndalur, para se njëri nga policët të qëllonte në drejtim të tij.

Adoleshenti Nahel M është personi i dytë që vritet gjatë ndalimit nga policia e trafikut sivjet në Francë.

Edhe Trazirat në Francë lehtësohen, pritet takim mes kryebashkiakëve Botë Trazirat në Francë lehtësohen, pritet takim mes kryebashkiakëve

Dy javë më parë një tjetër ngasës, 19-vjeçar, u vra nga policia në perëndim të Francës, nën arsyetimin se e kishte goditur policin në këmbë gjatë ndalimit në trafik.

Vitin e kaluar 13 persona vdiqën në të njëjtat rrethana dhe ishte numër rekord për raste të tilla.