Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lufta Izrael - Hamas

Ushtria izraelite redukton trupat në jug të Gazës

Lufta Izrael - Hamas

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, me përjashtim të një brigade, ka bërë të ditur të dielën një zëdhënës ushtarak, raporton agjencia “AP”. 

Ushtria nuk dha menjëherë detaje  të tjera. Mbetet e paqartë nëse tërheqja e trupave do ta vononte një inkursion të planifikuar prej kohësh në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për  të cilin udhëheqësit izraelitë kanë thënë se është i nevojshëm për ta eliminuar Hamasin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërheqja vjen teksa Egjipti po përgatitet të presë një raund të ri bisedimesh që synojnë arritjen e një armëpushimi  dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve. 

Ofensiva e Izraelit në Gaza, e nisur pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit gjashtë muaj më parë më 7 tetor, është fokusuar muajt e fundit në jug të enklavës palestineze.

Rafah është bërë streha e fundit për më shumë se një milion palestinezë. 

Më shumë se 250 pengje u kapën dhe rreth 1 mijë e 200 njerëz u vranë gjatë sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit brenda territorit izraelit, sipas të dhënave izraelite. Më shumë se 33 mijë palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza.