Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria amerikane pritet të tërhiqet brenda “disa ditëve” nga Afganistani

Ushtria amerikane mund të kompletojë tërheqjen nga Afganistani brenda pak ditëve, ndërsa talebanët po vazhdojnë të fitojnë territor në fushëbetejë, raporton BBC,

Autoritetet amerikane kanë thënë për agjencinë Reuters se disa forca amerikane pritet të qëndrojnë për të mbrojtur Ambasadën e SHBA-së dhe po ashtu aeroportin e Kabulit.

Raportet vijnë ndërsa një top komandues amerikan ka paralajmëruar se shteti është duke rrezikuar të zhytet në luftë civile ndërsa trupat e fundit po largohen.

Luftimet janë shtuar që kur SHBA-ja ka filluar të tërheqë trupat muajin e kaluar, ndërsa talebanët kanë filluar të fitojnë në territor.

“Kjo javë mund të jetë kritike në tërheqjen”, ka thënë një zyrtar amerikan.

Rreth 650 trupa amerikane pritet të qëndrojnë e të ndihmojnë për të siguruar Ambasadën amerikane në Kabul dhe disa qindra do të stacionohen në aeroport të qytetit.