Më 12 qershor shënohet Dita e Rusisë, si ditë kur ishte miratuar deklarata për sovranitetin shtetëror të shtetit rus.
Por, për këtë datë e ka “uruar” edhe Ukraina, ku e cilësoi shtet terrorist dhe përmendi numrin e ushtarëve të vrarë dhe të ekzekutuar gjatë luftës.
“Sot shteti terrorist feston Ditën e Rusisë. Edhe ne kemi diçka për t’iu ‘uruar’. Më shumë se 1.000.000 banorë të poshtëruar, janë kontributi ynë modern për ‘botën ruse’. Nuk është vetëm numër, janë një milion prova se secili hap në tokën tonë ka rëndësi. Jeni vërtetë të shumtë, por toka ukrainase s’është për ju”, kanë shkruar Forcat e Armatosura të Ukrainës në Facebook.
Autoritetet ukrainase shtuan se “do të vazhdojnë ta vërtetojnë këtë çdo ditë”.
Rusia e shënon këtë datë që nga viti 1992.
Lufta në Ukrainë po zhvillohet në disa fronte.
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Armëpushimi i njëanshëm i Putinit shoqërohet me sulme dhe akuza reciproke për shkelje
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore