Prokuroria në Stamboll ka lëshuar urdhër arresti për 89 ish ushtarakë dhe ushtarakë aktivë për, siç theksojnë institucionet e shtetit, lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila qëndron pas tentimit të dështuar të grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016.
Prokuroria në Stamboll thotë se personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti akuzohen për komunikim dhe lidhje me anëtarët e FETO-s.
Në operacionet policore deri më tani nga liria janë privuar 56 të dyshuar.
Organizata, siç quhet nga regjimi, terroriste FETO, me në krye Fetullah Gülen është përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe mbi 2.200 të tjerë mbetën të plagosur.
-
Turqia arreston 228 veta për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Turqi, qindra urdhër-arreste për grusht-shtetin e dështuar, mes tyre ushtarakë
-
Dalin para gjykatës turke dy nga 6 turqit e arrestuar e të dëbuar nga Kosova
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi