Ka filluar gjykimi për dy nga 6 turqit e arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi, të dyshuar si pjesëtarë të organizatës së klerikut fetar, Fethullah Gulen, që shteti turk e cilëson terroriste, FETO.
Mustafa Erdmen dhe Yusuf Karabina, të shoqëruar nga avokati i tyre, u paraqitën në seancën e parë në Gjykatën e 30-të për Krime të Rënda në Stamboll, raporton AA.
Gjatë mbrojtjes së tyre, të pandehurit mohuan aktakuzën e ngritur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.
Ata thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan që të lirohen.
Pas dëgjimit të palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi që të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim deri në seancën e radhës.
Edhe
Gjykata turke dënon me 15 vjet burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë
Kujtojmë se Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, më 29 mars të vitit 2018 arrestoi dhe dërgoi në Turqi gjashtë turqit e dyshuar si pjesëtarë të organizatës që Turqia e cilëson terroriste, FETO.
Të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkohen me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
- “Terrorizmi nuk ka komb, etni dhe fe. FETO kërcënon njerëzimin në tërësi”
-
Cavusoglu: Gulenistët, pengesë në raportet mes Kosovës dhe Turqisë
-
Turqia e mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike, shpreh shqetësimin për praninë e gylenistëve
-
Erdogani kërcënon opozitën turke me hetime për lidhjet me Gulenin