Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turqia e mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike, shpreh shqetësimin për praninë e gylenistëve

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se shteti turk e përkrah Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Në konferencë për media në Prishitnë, Cavusoglu, ka thënë se duhet forcuar mëtej bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa ai ka shprehur edhe një shqetësim në lidhje me atë që thotë prani e organizatës FETO në Kosovë.

“E mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës e integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në instanca si organizata euroatlantike. Marrëveshja e tregtisë së lirë që kemi nënshkruar dy vendet ka sjellë sukses. Shihet rritje të eksportit të Turqisë për në Kosovë, por po ashtu ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në Turqi. Ka pasur qarqe të cilave u ka penguar kjo”, tha ministri i Jashtëm turk pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sa i përket organizatës së Fethullah Gulenit, të njohur si FETO, ai ka thënë se shihet prania e saj në Kosovë dhe se kjo është pengesë.

“Natyrisht ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe e raporteve mes vendeve tona. Ekzistenca e FETO-s po bën punë për të helmuar raportet tona. Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë, po e zbaton në Kosovë. Po e vështrojmë këtë. Me një anë tentojnë të helmojnë të rinjtë, dhe investojnë në media, e në anën tjetër shohin të infiltrohen në institucione shtetërore. Është shqetësuese për ne. Mos i merrni parasysh fjalët e vendeve tjera që ju thonë mbështesni ata”, tha Cavusoglu.

Cavusoglu ka folur edhe për investime në fushën e energjetikës.

Edhe Cavusoglu: Gulenistët, pengesë në raportet mes Kosovës dhe Turqisë LAJMET E MBRËMJES Cavusoglu: Gulenistët, pengesë në raportet mes Kosovës dhe Turqisë

“Kompanitë tona janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garanci të blerjes. Financimin do ta bëjmë vetë dhe për një vit do ta kryejmë”, tha Cavusoglu.