Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan ka deklaruar të mërkuren se partia kryesore opozitare duhet të hetohet për lidhjet e mundshme me imamin në ekzil në SHBA, i akuzuar për orkestrimin e tentim-puçit të 2016-tës, në kuadër të një shkëmbimi të akuzave të ndërsjella midis dy taborreve.
Ankaraja e fajëson Fethullah Gulenin, që jeton në Pennsylvania që nga 1999-ta, se ka qenë truri i puçit të dështuar, teksa është ndërmarrë një fushatë e ashpër ndaj të akuzuarve si përkrahës të tij. Mijëra veta janë arrestuar apo shkarkuar, të akuzuar për lidhje me rrjetin e Gulenit.
Kemal Kilicdaroglu, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP) ka thënë gjatë javës së kaluar se Erdogani ishte “krah politik” i rrjetit të Erdoganit, duke e akuzuar atë se ua kishte lejuar mijëra gylenisteve të futen në strukturat shtetërore, raporton Reuters, transmeton Koha.net
Komentet e tij kanë hasur në kundërpërgjigje të ashpër të Erdoganit, i cili më pas e ka akuzuar Kilicdaroglun se është i përfshirë në rrjetin e Gulenit, të cilin Ankaraja e quan FETO.
“Secili mund të ketë pasur rol në zhvillimin, fuqizimin dhe shtrirjen e FETO-s në Turqi. Megjithatë, unë dhe partia AK e kanë shpallur atë organizatë terroriste dhe i kanë shpallur luftë”, i ka thënë Erdogani partisë së tij.
Edhe
“Tronditet” Erdogani, mban takim urgjent pas paralajmërimeve për grusht shtet
“Jemi munduar që t’i eliminojmë elementet e FETO-s nëpër institucione dhe mendoj se ende nuk kemi qenë në gjendje që ta zhbëjmë në tërësi këtë skemë”, ka shtuar ai. “Shteti e ka përcjellur FETO-n kudo, por e qartë është se selia e CHP-së nuk është hetuar mjaftueshëm”.