Autoritetet turke kanë vazhduar betejën e tyre me personat që i konsideron përgjegjës për organizmin e grusht shtetit.
Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër për arrestimin e 168 të dyshuarve në mbarë vendin, nën dyshimet për lidhjet e tyre me organizatën FETO, transmeton KTV.
Ky grup, sipas qeverisë turke, qëndron pas përpjekjes së grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.
Prokurorët në provincën e Izmirit lëshuan urdhërat për të dyshuarit, 16 prej tyre nënoficerë ushtarakë.
Bastisjet e policisë u zhvilluan njëkohësisht në 11 provinca, për të kapur të dyshuarit.
Më 15 korrik të 2016-s, 251 u vranë dhe më shumë se 2,000 u plagosën, në përpjekjen e dështuar për ta rrëzuar Erdoganin nga pushteti.
-
Turqia ashpërson shtypjen ndaj gylenistëve, me afro 700 arrestime
-
Turqia arreston 228 veta për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi
-
Turqi pas heqjes së shtetrrethimit ka shkarkuar 1.164 ushtarakë