Rreth 1.164 personel ushtarakë në Turqi janë shkarkuar nën dyshimet për lidhjet e tyre me FETO-n, që Ankaraja zyrtare e cilëson grup terrorist, i cili "qëndron pas përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit në vitin 2016, pasi Turqia hoqi gjendjen e jashtëzakonshme dyvjeçare më 18 korrik 2018".
Rreth 601 persona të forcave tokësore, 188 të forcave detare dhe 375 të forcave ajrore janë shkarkuar dhe 106 ushtarakë në pension janë larguar nga radhët e tyre, citon AA "burimet e veta".
Hetimet vazhdojnë ndaj personelit që mund të ketë lidhje me organizatën FETO në Shtabin e Përgjithshëm, komandën dhe institucionet e tjera të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.
Ankaraja zyrtare akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
-
Turqi, qindra urdhër-arreste për grusht-shtetin e dështuar, mes tyre ushtarakë
-
Urdhër arresti në Turqi për 89 ushtarakë të lidhur me FETO-n
- “Terrorizmi nuk ka komb, etni dhe fe. FETO kërcënon njerëzimin në tërësi”
-
Turqia arreston 228 veta për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin