Prokurorët turq, që janë duke e hetuar ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, të marten e kanë kërkuar arrestimin e 228 personave, të dyshimtë për lidhje me rrjetin, të cilin Ankaraja e akuzon për tentim-puçin e 2016-tës, sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”.
Një fushatë e vazhdueshme kundër përkrahësve të Fethullah Gulenit, imamit me seli në SHBA, është ndërmarrë që nga puçi i dështuar më 2016-tës, që kishte lënë rreth 250 të vrarë. Policia vazhdon që nga ajo kohë që të ndërmarrë operacione, të cilat në cak i kanë të dyshimtit, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.
Në veprimet e radhës, prokurorët e kanë kërkuar arrestimin e 157 personave, përfshirë 101 oficerëve aktivë, në kuadër të një hetimi mbi Forcat e Armatosura Turke. Në të njëjtën kohë, prokurorët në Ankara kanë kërkuar arrestimin e 71 personave, në një hetim që ka në cak përkrahësit e Gulenit brenda ministrisë së Drejtësisë, 33 prej të cilëve punojnë aktualisht në ministri.
Që nga tentim-puçi, rreth 80.000 veta janë arrestuar, në prirje të gjykimit, përderisa rreth 150.000 shërbyes civilë, ushtarakë dhe tjerë janë shkarkuar apo pezulluar nga puna.
Aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave kanë kritikuar fushatën, përderisa Ankaraja i ka mbrojtur masat, duke i quajtur si të domosdoshme.
-
Turqia ashpërson shtypjen ndaj gylenistëve, me afro 700 arrestime
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Turqia kërkon arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme
-
Turqia burgos përjetë me dhjetëra të akuzuar për puçin e 2016-s
-
Turqia dënon me burgim të përjetshëm drejtuesit e puçit të 2016-s