United Airlines ka njoftuar se po i ulë 24 avionë e saj Boeing 777, pasi një prej tyre ka pësuar dështim të motorit pas ngritjes të shtunën, raporton BBC.
Aeroplani, që kishte 231 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit, u detyrua të kthehej në aeroportin e Denverit. Nuk u raportua për lëndime.
Copë të aeroplanit u gjetën nëpër rrethinë.
Në reagim ndaj incidentit, Japonia ka kërkuar që gjithë kompanitë ajrore që përdorin aeroplanë Boeing 777 me të njëjtin motor Pratt & Whitney 4000 të evitojnë hapësirën e saj ajrore.
Boeingu ka thënë se përkrah vendimin e Japonisë dhe ka rekomanduar pezullimin e operacioneve të gjithë aeroplanëve të saj 777 me atë lloj motori, derisa të kryhet një hetim për incidentin. Boeing ka thënë se nëpër botë janë duke funksionuar 69 aeroplanë të tipit 777 me motorin Pratt & Whitney 4000.
Edhe
Anulohen mbi 1,400 fluturime në SHBA si pasojë e mbylljes së qeverisë
Sipas Administratës Federale Amerikane të Aviacionit (FAA), United Airlines është kompania e vetme në SHBA që përdor aeroplanë të tillë, ndërsa tjerët përdoren në Japoni e SHBA.
United Flight 238, që ishte paraparë të arrinte në Honolulu, pësoi dështim të motorit të djathtë, është thënë nga FAA.
Agjencia ka urdhëruar hetim të incidentit. Copa të motorit janë parë nëpër qytetin Broomfield, përfshirë disa edhe në një stadium futbolli.