Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Raketa balistike

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për lëshimin e një rakete ndërkontinentale (ICBM) gjatë një sulmi të enjten në mëngjes në qytetin e Dnipros.

“Një raketë balistike ndërkontinentale u lëshua nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse”, kanë thënë forcat ajrore të Ukrainës në një deklaratë, raporton CNN.

Nuk është specifikuar se çfarë lloji i raketës ICBM Rusia ka lëshuar në drejtim të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës ka thënë gjithashtu se një raketë balistike X-47M2 Kinzhal u lëshua së bashku me shtatë raketa lundrimi në sulmin në Dnipro. Sipas saj, të gjitha raketat e lundrimit janë rrëzuar.

“Raketat e tjera nuk shkaktuan pasoja të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.

Edhe Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës Botë Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës

Kjo është hera e parë që Rusia përdor raketa të tilla për ta sulmuar Ukrainën që kur ka nisur lufta, në shkurt të vitit 2022.