Ushtria e Kievit ka thënë të martën se ka goditur një depo të madhe të armëve ruse, afër qytetit Karachev në rajonin Bryansk, rreth 110 kilometra nga kufiri me Ukrainën, raporton Reuters.
Sulmi është pasuar nga 12 shpërthime dhe eksplodime dytësore në zonën e sulmit, ka thënë shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në një deklaratë në aplikacionin Telegram.
“Shkatërrimi i depove të municioneve do të vazhdojë për ushtrinë ruse me qëllim që ta ndalojë agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat e saj kanë shkatërruar 12 dronë ukrainas mbi rajonin Bryansk.
Ukraina shpesh përdor dronë të prodhuar në vend, për t’i goditur objektivat thellë brenda Rusisë. Ushtria nuk ka specifikuar se cilat armë ishin përdorur në sulm.
Kievit iu dha leja nga Shtëpia e Bardhë në fillim të kësaj jave, për t’i përdorur armët amerikane për ta goditur thellë në Rusi. Megjithatë, nuk dihet nëse këto armë janë përdorur në sulmet e fundit ukrainase.
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Ukraina godet objektivat ruse të energjisë
-
Autoritetet ruse thonë se kanë rrëzuar 77 dronë ukrainas brenda natës
-
Rusia thotë se zmbrapsi një sulm masiv me dronë ukrainas në 13 rajone
-
Tre të vdekur nga sulmet ruse në Kiev teksa Ukraina sulmon depot e naftës në Rusi