Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se e kontrollon gjysmën e Severodonetskut

Severodonetsk - Ukraina

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, thotë se ka “lajme të mira” nga qyteti i Severodonetsk, i cili ka qenë nën bombardimet ruse për javë të tëra.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, Hayday ka thënë se: “Forcat tona të Armatosura kanë pastruar gjysmën e qytetit. Gjysma e qytetit kontrollohet vërtet nga mbrojtësit tanë”. Javën e kaluar, Hayday tha se forcat ruse mbanin rreth 80% të Severodonetsk, por forcat ukrainase kanë rrëmbyer pjesë të qytetit në luftime në rrugë që atëherë, shkruan CNN.

Hayday thotë se ai pret që forcat ruse të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të marrë qytetin në ditët e ardhshme duke përdorur artileri të rëndë.

“Ata nuk kanë taktika të tjera. Ata nuk mund të luftojnë në një mënyrë tjetër”, ka thënë ai.

Hayday tha se ka rreth 15,000 civilë ende në Severodonetsk. “Tani evakuimi është i pamundur për shkak të luftimeve të vazhdueshme”, tha ai.

Edhe Zelensky sfidon Putinin për Kostyantynivkan: Nëse e keni nën kontroll, të takohemi aty Botë 3 j. më parë Zelensky sfidon Putinin për Kostyantynivkan: Nëse e keni nën kontroll, të takohemi aty

“Edhe pse zyrtarisht e ndaluam evakuimin, sot, me ndihmën e vullnetarëve, Shërbimit Shtetëror të Emergjencave dhe Policisë Kombëtare, arritëm të evakuojmë 98 persona nga Lysychansk”, ka thënë ai.

Lysychansk është përtej lumit Siverskyi Donets nga Severodonetsk dhe mbrohet shumë nga trupat ukrainase.