Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia e ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Severodonetskut

Severodonetsk - Ukraina

Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, ka thënë se trupat ruse tash e kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit Severodonetsk, mirëpo ai ka mohuar pretendimet se trupat ukrainase në atë zonë do të dorëzohen, raporton CNN.

“Ne jemi duke komunikuar në mënyrë konstante. Ka një mundësi për të manovruar, kështu që ushtria me qetësi po ruan pozitat mbrojtëse. 90 për qind të shtëpive në qytet janë dëmtuar. Nga këto, 60 për qind janë të pamundura të rregullohen. Dhe gjitha infrastruktura bazë është shkatërruar. Tash nuk ka mundësi të largohet nga Severodonetsku. Është shumë me rrezik dhe gjasat janë të vogla të largohesh pa u lënduar”, tha Haidai.