Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, e ka lënë të hapur mundësinë për tërheqjen e trupave ukrainase nga Severodonetsku.
Ai në një intervistë për një televizion ukrainas, ka thënë se një pjesë e qytetit është marrë nën kontrollin e ushtrisë ruse, shkruan BBC-ja të martën .
“Disa ditë më parë rusët thanë se e kishin pushtuar të gjithë qytetin, por kjo nuk është e vërtetë. Ne i kemi djemtë tanë atje, ata po luftojnë. Pra rusët nuk mund të përparojnë aq lehtë”, ka thënë ai.
Por ka shtuar se ka rrezik për rrethim të qytetit.
“Një tërheqje e trupave mbetet e mundur në Lyscychansk”, ka thënë Serhiy Haidai. “I gjithë territori i mbetur nën kontrollin e Ukrainës është duke u granatuar”, shtoi ai.
Lyscychansku është qytet në rajonin e Severodonetskut.