Ushtria e Ukrainës ka kryer një sërë kundërsulmesh në qytetin lindor të Severodonetskut, por forcat ruse ende e kontrollojnë “urën” e qytetit, tha një zyrtar rajonal ushtarak ukrainas.
Severedonetskut është një nga bastionet e fundit që kontrollon Ukraina, në rajonin lindor të Luhanskut.
Kreu i Administratës Ushtarake të Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se forcat e Kremlinit nuk bënë asnjë përparim të mërkurën mbrëma në përpjekjet e tyre për ta kapur Severodonetskun, pavarësisht pretendimeve ruse se ata kanë marrë të gjithë qytetin, shkruan CNN.
Hayday ka thënë më parë se 10.000 trupa të kontrolluara nga Rusia po luftojnë për të marrë qytetin,
Kundërsulmet nga trupat ukrainase arritën të largonin forcat armike nga disa rrugë dhe i lejuan ata të kapnin disa robër lufte, tha Hayday.
“Ata nuk e kontrollojnë gjithë qytetin, luftimet po vazhdojnë”, tha ai.
Të mërkurën, Hayday tha se rusët kontrollojnë 80 për qind të qytetit.