Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit, pranë qytetit të Volgogradit, dhe ka njoftuar kapjen e një fshati tjetër në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa forcat ruse kanë vazhduar me avancimin e tyre në rajonin e Donetskut.
Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, ka thënë se sulmi është zhvilluar rreth orës 3:00 të mëngjesit, raporton The Guardian.
Banorët raportuan për sërë shpërthimesh.
Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës ka thënë se kishte kryer një sum në distancë kundër bazës ajrore Marinovka, rreth 70 km në perëndim të Volgogradit, pranë qytetit të Kalach-na-Donu.
Baza është shtëpia e rreth 30 avionëve luftarakë Su-34 dhe Su-35. Avionët kryejnë bombardime të rregullta kundër pozicioneve ukrainase në vijën e frontit, ka bërë të ditur SBU-ja për gazetën “Kyiv Independent”. Nuk dihet ende se sa avionë janë dëmtuar ose shkatërruar.
-
Sulmohet Shën Petersburgu në një sulm të madh me dronë ukrainas
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut
-
Një i vrarë në Rusi nga një sulm ukrainas me dronë
-
Pesë të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm ukrainas pranë Moskës