Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina qëllon pozicionet ruse në Ivanovo, sulmi konsiderohet “hakmarrje”

Ushtria ukrainase

Ushtria ukrainase ka qëlluar me dronë pozicione ruse të Brigadës së Raketave 112 në Shuya, në rajonin Ivanovo më 17 prill.

Kjo shënon ditën e dytë të sulmeve me dronë në këtë rajon, derisa mediumi “Kyivpost” ka shkruar se është si akt hakmarrjeje ndaj sulmeve në Sumy, ku dhjetëra civilë ukrainas mbetën të vrarë në javën e kaluar.

Banorët e Shuyas raportuan për shpërthime masive që u kryen nëpërmjet dronëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

 

 

Edhe Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona Botë Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona

Në internet janë publikuar pamje të sulmeve. Shpërthimet u regjistruan në disa zona.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar ditë më parë se i kanë shënjestruar trupat ruse dhe brigadën 448 të raketave në rajonin e Kurskut, një tjetër njësi e lidhur me sulmin në Sumy.