Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina qëllon ndërtesën ku po qëndronin 200 ushtarë rusë

Trupat ukrainase kanë goditur një ndërtesë në Kakhovka në rajonin e Khersonit ku gjendeshin 200 ushtarë rusë, raportoi BBC-ja të dielën.

Në njoftim u tha se pati dëmtime dhe të lënduar, gjersa ende nuk janë konfirmuar pretendimet e Ukrainës.

Nëpërmjet bombardimeve, Ukraina po bën dëbimin e rusëve nga kjo zonë.

“Në Beryslav, banorët vendas janë urdhëruar të largohen deri më 10 nëntor. Arsyeja kryesore e dhënë nga pushtetuesit është shkatërrimi i mundshëm nga Forcat Mbrojtëse të Ukrainës”, thuhet nga autoritetet.

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se luftime po zhvillohen pranë lumit Dnieper, ku trupat ruse pësuan humbje të konsiderueshme.