Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ka goditur një objektiv të rëndësishëm në rajonin jugor të Khersonit, pasit autoritetet pro-ruse vazhdojnë të bëjnë presion ndaj civilëve që të largohen.
Serhii Khlan, anëtar i Këshillit Rajonal të Khersonit, tha se forcat ukrainase goditen sistemet ruse të mbrojtjes ajrore pranë stadiumit në qytetin e Khersonit. Këto sisteme janë përdorur gjithashtu për të bombarduar Mykolaivin.
Khlani postoi një fotografi që supozohet se tregon “mbetjet e pajisjeve”.
Khlan tha se kishte pasur edhe goditje të tjera në zonën e urës Antonivskyi, ku forcat ruse dhe administrata pro-ruse kanë përdorur tragete dhe ura ponton për të rifurnizuar bregun perëndimor, ku kanë mbetur mijëra trupa ruse.
Ai tha se në qytetin e Kakhovkas, në bregun lindor të lumit Dnipros - tre rrugët më afër lumit po evakuoheshin me forcë. Ai tha se rusët “në qytet po gërmojnë, duke ngritur llogore betoni”.
Khlan tha se rusët “po gërmojnë në bregun lindor, duke u përgatitur për mbrojtje, duke menduar se kjo e bën të pamundur ofensivën tonë. Por lëvizja e rezistencës dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të luftojnë”.
Edhe
Ukraina godet një urë mes Khersonit dhe Krimesë, sipas Rusisë
Khlan përsëriti atë që zyrtarët e tjerë ukrainas kanë pohuar: se autoritetet e mbështetura nga Rusia janë larguar nga qyteti i Khersonit - i cili është në bregun perëndimor - për të ngritur zyrën në qytetin e Skadovsk, shumë më afër Krimesë.
“Sa i përket ‘evakuimit’ urgjent dhe të detyrueshëm të kërkuar nga rusët, njerëzit tanë nuk do të shkojnë askund. Nëse vendasit nuk do të kishin mundësinë të shkonin në territorin e de-okupuar [të mbajtur nga ukrainas] ose vendosën të qëndrojnë në shtëpi, ata definitivisht nuk duan të shkojnë në Rusi”, tha Khlan.