Forcat ruse kanë goditur ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Khersonit, ka njoftuar të mërkurën një zyrtar i lartë ukrainas, raporton Reuters.
Forcat ruse kanë bombarduar këtë qytet ukrainas nga ana e kundërt e lumit Dnipro që kur u larguan nga qyteti dhe u tërhoqën nga bregu perëndimor i lumit.
Sulmet e 14 dhjetorit i konfirmoi kreu i bazës së qëlluar, Yaroslav Yanushevich.
"Rreth orës 11:00, raketa të shumta goditën qendrën. Predhat goditën ndërtesën dhe dy kate u dëmtuan”, ka shkruar ai, duke shtuar se sipas informacioneve fillestare nuk ka viktima.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Zelenskyt, ka thënë se dy kate të ndërtesës janë dëmtuar, mirëpo nga këto sulme nuk është raportuar për të lënduar.
Ai postoi imazhe në aplikacionin “Telegram” që tregonin mbeturinat pranë ndërtesës dhe tavanin e një korridori brenda që ishte shembur, disa dritare dukej se ishin thyer, megjithëse struktura e ndërtesës dukej e paprekur.
Ukraina ka rimarrë Khersonin nga forcat ruse më 11 nëntor, gjë për të cilën ukrainasit festuan në sheshin që presidenti Volodymyr Zelensky e vizitoi ditë më vonë për të përshëndetur fundin e pushtimit rus.