Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky akuzon Rusinë për krime lufte në Kherson

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga bombardimet ruse në qytetin e Khesonit të premten. Dy viktimat ishin punëtorë në kompaninë e transportit në qytet. Një 55-vjeçar ka vdekur në vend shkaku i bombardimeve, ndërkaq një 43-vjeçar ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Pas shpërthimit të digës në këtë pjesë të Ukrainës, forcat ruse kanë nisur fushatën e re ajrore ndaj qyteteve ukrainase. Në një fjalim, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për krime lufte të kryera në rajonin e Khersonit.

Ai ka thënë se Rusia po bën përpjekje të mëdha që të shkatërrojë provat dhe të mos lërë gjurmë të krimeve që ka kryer. Ai ka folur edhe për qendrën bërthamore të Zaporizhzhias.

Zelensky ka thënë se kthimi i plotë i qendrës bërthamore të Zaporizhzhias është synim që duhet të realizohet patjetër.

Qendra me energji bërthamore është pushtuar nga forcat ruse që në fillim të luftës, ndërkaq OKB-ja shpesh ka njoftuar se është në rrezik edhe nga shpërthimi i saj që mund të shkaktojë katastrofë edhe më të rëndë sesa ajo e Çernobilit.

Artikuj të ngjashëm