Khersoni është granatuar edhe gjatë së hënës, njoftoi kryetari i rajonit, Yuriy Sobelevskyi në Tëitter.
Ai tha se cak i sulmeve ruse ishte infrastruktura civile, ndërsa janë regjistruar disa qytetarë të plagosur.
“Kemi përsëri fluturime në Kherson. Ka civilë të plagosur, ndihmat mjekësore po ofrohen”, shkroi ai.
Sipas një banori të Khersonit, sulmet me artileri brenda dhe përreth qytetit po vazhdojnë edhe në këto momente. Pozicionet ruse ndodhen në bregun e majtë të lumit Dnieper, pranë Khersonit.
Ndërsa, BBC-ja njoftoi se Kievi me rajon po përballet me përkeqësim të furnizimit me energji elektrike. Disa zona mbetën pa energji eletrike.
Artikuj të ngjashëm