Ushtarët rusë po vdesin në numër më të madh gjatë shkurtit, sesa në çdo periudhë tjetër luftimesh në Ukrainës, sipas të dhënave ukrainase, raportoi BBC-ja të dielën.
Autoritetet ukrainase thanë se 824 ushtarë rusë po vriten çdo ditë të shkurtit. Këto shifra s'i kanë mohuar autoritetet të inteligjencës britanike që thonë se mund të jenë reale.
Ukraina tha se ky shtim i rusëve të vrarë po ndodh në kohën kur Rusia po pretendon se ka nisur një ofensivë masive.
“Trupat tona po e zmbrapsin ofensivën shumë fuqishëm. Ofensiva që ata e planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata e imagjinuan”, deklaroi Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes së Ukrainës.
Javën e kaluar, ministi në largim i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se po prisnin një ofensivë të re ruse nga 24 shkurti, në datën kur shënohet njëvjetori i nisjes së agresionit rus.
Aktualisht, luftime të ashpra po zhvillohen rreth Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, ndërsa kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se Rusia ka pushtuar vendbanimin Krasna Hora.
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus
-
Britania thotë se Rusia po humb 1 mijë ushtarë në ditë në luftën kundër Ukrainës
-
BBC: Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë
-
Mbi 100.000 ushtarë rusë të vrarë e të plagosur për pesë muaj në Ukrainë
-
SHBA: Mbi 20 mijë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë që nga dhjetori