Mbi 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë, raporton “BBC”.
Në vitin e dytë të luftës numri i trupave ruse të vrarë ishte 25 për qind më i lartë se në vitin e parë të luftës.
“BBC Russian”, grupi i pavarur mediatik “Mediazona” dhe vullnetarë tjerë, kanë numëruar të vdekurit që nga shkurti i vitit 2022 kur Rusia e nisi pushtimin e shkallës së plotë.
Varret e reja në varreza ndihmuan në sigurimin e emrave të shumë ushtarëve.
Ekipet po ashtu kanë kërkuar informacione nga burime të hapura nga raportet zyrtare, gazetat dhe rrjetet sociale.
Edhe
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Sipas hulumtimit mbi 27 mijë e 300 ushtarë rusë kanë humbur jetën në vitin e dytë të luftës, që tregon se si përparimet në front kanë pasur kosto të madhe njerëzore.
Rusia ka refuzuar të komentojë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve – prej më shumë se 50 mijë – është tetë herë më i lartë se shifra e vetme publike që Moska e ka publikuar në shtator të vitit 2022 për numrin e ushtarëve të vrarë.
“BBC” thotë se numri i rusëve të vrarë mund të jetë dukshëm më i lartë.
Edhe
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
Në llogarinë nuk janë përfshirë edhe numri i milicëve të vrarë në zonat e okupuara në Donetsk e Luhansk, në Lindje të Ukrainës. Nëse shtohen, atëherë shifra do të jetë dukshëm më e lartë.
Ukraina ndërkohë rrallë komenton të vdekurit. Në shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 31 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë, por bazuar në inteligjencën e SHBA-së numri mund të jetë dukshëm më i madh.