Kievi është përpjekur të rregullojë marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë pasi ka refuzuar një vizitë të planifikuar të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, duke thënë se në vend të tij do të mirëpriste kancelarin, Olaf Scholz, raportoi të enjten “The Guardian”.
Mospërfillja ndaj Steinmeierit, i cili ka një histori si avokues i ngushtë i marrëdhënieve ekonomike ruse-gjermane, çoi në përplasje në Gjermani, ku Scholzi e përshkroi si “konfuze”.
“Presidenti do të kishte dashur të shkonte në Ukrainë”, i tha Scholzi radios publike RBB. “Do të ishte mirë ta prisnin. Nuk dua të komentoj më shumë. Është pak konfuze”.
Lideri i grupit parlamentar të Partisë Social Demokratike, Rolf Mutzenich, ka thënë se Ukrainë duhet t’i respektojë standardet minimale diplomatike.
Ai u bëri thirrje partive demokratike në Gjermani që ta mbrojnë presidentin nga sulmet e pajustifikuara. Michael Roth, ekspert i politikës së jashtme të Partisë Social Demokrate, tha se refuzimi ishte “zhgënjim i madh”.
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovych, tha se nuk ishte qëllimi i Volodymyr Zelenskyt që ta ofendonte Berlinin.
Edhe
Scholzi kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
“Presidenti jonë e pret kancelarin kështu që Scholzi të mund të marrë vendime direkte praktike, përfshirë dërgesat me armë”, ka thënë ai.
Presidenti gjerman ka rol kryesisht ceremonial, ndërsa kancelari drejton qeverinë.