Presidenti i Gjermanisë, Franz-Walter Steinmeier, është i padëshirueshëm në Ukrainë, raporton gazeta gjermane “Bild”.
Steinmeier ishte paraparë të udhëtonte në Ukrainë së bashku me një delegacion të krerëve të shteteve tjera të BE-së të mërkurën.
Por, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk dëshiron ta takojë atë në Kiev.
Arsyeja, është lidhja e ngushtë që kishte presidenti gjerman me Rusinë në vitet e fundit. Presidenti i Gjermanisë ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të gazsjellësit “Nord Stream 2”.
“Unë isha i gatshëm të udhëtoja, por nuk isha i dëshiruar në Kiev, siç mu bë e ditur”, tha Steinmeier.
Një diplomat ukrainas në Kiev ka thënë për gazetën “Bild”: “Ne të gjithë këtu jemi në dijeni për lidhjen e ngushtë të Steinmeierit me Rusinë. Ai momentalisht nuk është i mirëseardhur në Kiev. Nëse do të ndryshojë kjo mbetet të shihet”.