Gjermania ka hedhur poshtë të dielën një sugjerim nga presidenti rus, Vladimir Putin, se ish-kancelari, Gerhard Schroder, mund të koordinojë bisedimet me Bashkimin Evropian, për të siguruar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë së fundmi se besonte se kishte "potencial" që BE-ja të negociojë me Rusinë dhe të diskutojë të ardhmen e arkitekturës së sigurisë së Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutini ndërkaq ka deklaruar sse nëse do të zhvilloheshin bisedime të tilla, Schroeder do të ishte ndërmjetësi i tij i preferuar.
Një zyrtar gjerman ka thënë se oferta nuk është e besueshme sepse Rusia nuk kishte ndryshuar asnjë nga kushtet e saj, duke shtuar se një provë fillestare do të ishte nëse Moska ishte e gatshme të zgjaste një armëpushim tre-ditor.
Zyrtari, i cili ka folur për Reuters me kusht anonimiteti, ka thënë se Putini kishte bërë një sërë ofertash të rreme që synonin ndarjen e aleancës perëndimore.
Pas largimit nga detyra në vitin 2005, Schroeder pothuajse menjëherë mori një punë si kryetar i një konsorciumi të diskutueshëm gjermano-rus të tubacionit të gazit dhe është përballur me kritika të ashpra në Gjermani për afërsinë e tij me Putinin.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë të premten se Berlini nuk shihte shenja se Moska ishte e interesuar për negociata serioze dhe theksoi se çdo bisedë me Bashkimin Evropian do të duhej të koordinohej ngushtë me shtetet anëtare dhe Ukrainën.