Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të lirojë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të largimit të sigurt të civilëve dhe ushtarëve ukrainas nga Mariupoli, raportoi Sky News të mërkurën.
Sipas raporteve zyrtare ukrainase, rreth 100.000 njerëz vazhdojnë të mbesin të bllokuar në qytetin port jugor të Mariupolit.
Zelensky ka thënë se situata në Mariupol po shkon duke u bërë më keq, pasi qindra njerëz atje janë të plagosur pa mundësinë për kujdes shëndetësor.
Presidenti ukrainas ka përmendur po ashtu rrethimin e fabrikës së çelikut “Azovstal”, duke thënë se besohet se 1.000 civilë kanë mbetur të bllokuar aty.
Zelensky pretendoi gjithashtu se Kievi nuk ka parë apo dëgjuar për dokumentin që Kremlini thotë se ia ka dërguar Ukrainës në lidhje me bisedimet e paqes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më herët të mërkurën, se Moska po pret përgjigje, pasi ia ka dorëzuar një dokument palës ukrainase.
-
Zelensky: Mbi 120.000 njerëz mbeten në Mariupol
-
Zelensky konfirmon shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë
-
Zelensky: Jemi gati për shkëmbim të të burgosurve me Rusinë qysh nesër
-
Rusia thotë se mbi 900 ushtarë ukrainas nga fabrika Azovstal janë dërguar në burg
-
Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në “Azovstal”