Rreth 120.000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, ka thënë të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Sipas informacioneve tona, ata po mbajnë 120.000 njerëz në Mariupolin e rrethuar. Krimet që po ndodhin atje janë shumë më të frikshme dhe më të mëdha sesa në Borodyanka", ka thënë Zelensky derisa ka folur me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në Kiev.
Ai është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta mund t’i nxjerrin të gjithë përgjegjësit e krimeve të luftës para drejtësisë.
Zelensky dhe Michel kanë folur për sanksionet, armët, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen financiare, të cilat i nevojiten Ukrainës.
Zelensky vlerësoi BE-në për pesë paketat e mëparshme të sanksioneve, por tha se ato nuk janë të mjaftueshme për të ndalur financimin e pushtimit rus.
Ai përsëri bëri thirrje që nafta dhe gazi rus të përfshihen në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së, si dhe bëri thirrje që të gjitha bankat ruse të përjashtohen nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT.
-
Ukraina e gatshme t’i lirojë të burgosurit rusë nëse lejohet evakuimi i sigurt nga Mariupoli
-
Zelensky: Qindra të evakuuar nga Mariupoli mbërrijnë në Zaporizhzhia
-
Zelensky kërkon nga OKB-ja të shpëtojë të lënduarit në fabrikën e çelikut
-
Zelensky: 344 persona u evakuuan nga Mariupoli të mërkurën
-
Vazhdon evakuimi i civilëve nga Mariupoli