Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina kërkon të shkëmbejë të burgosurit rusë me trupat e plagosur në “Azovstal”

Kievi i ka bërë një propozim të ri Moskës në lidhje me dhjetëra trupa ukrainase të bllokuara në fabrikën “Azovstal” në Mariupol.

Ukraina i ka kërkuar Rusisë që të marrë në konsideratë shkëmbimin e mbrojtësve të plagosur rëndë në fabrikën e qytetit jugor, me të burgosurit rusë të luftës, raportoi Sky News të mërkurën.

Kjo është propozuar nga zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk.

"Nuk ka ende marrëveshje. Negociatat janë duke vazhduar”, ka thënë Vereshchuk.

Vereshchuk ka shtuar se qeveria po punon për një sërë opsionesh për t'i dhënë fund rrethimit të “Azovstal-it”, por pranon se asnjëra prej tyre nuk është e përsosur.