Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia nis dorëzimin e eshtrave të ushtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën “Azvostal”

Rusia ka filluar t’i dorëzojë eshtrat e luftëtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën e çelikut “Azovstal” në qytetin e Mariupolit.

Dhjetëra trupa nga kompleksi dhe labirinti i tij i tuneleve po dërgohen në Kiev për testim të ADN-së, sipas një zëdhënëseje të regjimentit Azov, dhe një prej drejtuesve të tij ushtarakë, njofton Sky Neës të martën.

Regjimenti ishte në mesin e forcave ukrainase i strehuar së bashku me civilët në fabrikën e çelikut, ndërsa u bombardua nga Rusia për rreth tre muaj.

Forcat ukrainase në “Azovstal” u dorëzuan në maj, duke i dhënë Rusisë kontrollin e qytetit jugor.

Është e paqartë se sa trupa mund të jenë ende brenda fabrikës.

Fati i shumë prej luftëtarëve që u dorëzuan është gjithashtu i pasigurt dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se 2.500 prej tyre po mbahen të burgosur.

Edhe Rusia pretendon se Ukraina ka vrarë 40 të burgosur ukrainas në Mariupol Botë Rusia pretendon se Ukraina ka vrarë 40 të burgosur ukrainas në Mariupol

Sipas zyrtarëve ukrainas, shkëmbimi i parë zyrtar i konfirmuar i mbetjeve mortore të ushtarakëve që nga fillimi i luftës, u zhvillua të shtunën në rajonin e Zaporizhzhias.

Rusia tani është e fokusuar në Donbas - një rajon në lindje të Ukrainës, të cilin vendosi ta pushtojë pasi dështoi të pushtojë zona të tjera, si kryeqytetin Kiev.

Sievierodonetsk, një qytet me rreth 100,000 banorë, është çelësi i këtij plani dhe betejat intensive po zhvillohet atje.