Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainës i dorëzohen edhe 50 trupa të ushtarëve të vrarë

Ukraina ka bërë të ditur se ka pranuar edhe 50 trupa të ushtarëve të vrarë nga forcat ruse.

Lëvizja u zhvillua pranë vijës së frontit në rajonin e Zaporizhzhia, thuhet në një deklaratë të qeverisë, njoftoi BBC-ja të mërkurën.

Tridhjetë e shtatë nga trupat u përkisnin mbrojtësve të fabrikës së metalit Azovstal - i cili u bë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në qytetin port të rrethuar, Mariupol.

Lajmi vjen pas një shkëmbimi në fillim të javës si pasojë e të cilit edhe Ukraina edhe Rusia morën nga 160 trupa të ushtarëve të tyre të vrarë në luftime.