Mbi 900 ushtarë ukrainas që po rezistonin në fabrikën Azovstal në Mariupol, janë dërguar në burgje të izoluara në territore të kontrolluara nga Rusia, ka njoftuar Moska, raporton BBC.
Ukraina urdhëroi trupat që të dorëzohen si pjesë e një marrëveshje mes dy palëve, në tentim për të shpëtuar jetët e tyre. Kishte mungesë ushqimi dhe uji në fabrikën e çelikut Azovstal për disa javë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka njoftuar se 959 ushtarak ukrainas janë dorëzuar që nga dita e marte. Nga ata, 51 po trajtohen për lëndime dhe pjesa tjetër janë dërguar në burg në qytetin Olenivka në rajonin e Donetskut, në pjesën që kontrollohet nga Rusia.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka thënë se shpreson për një shkëmbim të të burgosurve për të rikthyer ushtarët ukrainas në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur.
Fati i tyre mbetet ende i paqartë, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk ka treguar nëse do të trajtohen si kriminel të luftës apo si të burgosur të luftës.
Ukraina ka thënë se do të bëjë çdo gjë të mundur për të liruar ushtarët.