Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Kievi është gati për shkëmbim të të burgosurve me Rusinë, derisa ka bërë thirrje tek aleatët për t’i bërë presion Moskës.
“Shkëmbimi i të burgosurve në kushte të tilla është veprim humanitar dhe vendim politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve”, ka thënë Zelensky, shkruan CNN-i.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që e gjithë bota të mos bëjë lëshime ndaj Rusisë.
“Ata duhet të mbajnë presionin politik në çdo mënyrë që mundën, përmes lidhjeve të fuqishme të biznesit, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes kërcënimeve reale për sanksione, pengimit të biznesit e forma tjera”, ka thënë ai. “Ne nuk kemi nevojë për ushtarët rusë, na duhen vetëm tanët. Jemi gati për shkëmbim qysh nesër”, tha Zelensky.
Ai ka thënë se ukrainasit kanë mbushur gjithashtu “dhjetëra mijëra” çanta të zeza trupash me eshtrat e ushtarëve rusë të lënë pas.
-
Zelensky thotë se shkëmbimi i plotë i të burgosurve mund të fillojë procesin e paqes
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake