Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky konfirmon shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

Volodymyr Zelensky - president i Ukraines

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka konfirmuar lirimin e të burgosurve të luftës si pjesë e një marrëveshjeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

Më shumë se 200 ushtarë rusë dhe ukrainas janë kthyer në atdhe nga ky shkëmbim i të burgosurve, prej të cilëve gjithsej 80 burra dhe 20 gra janë kthyer në Ukrainë.

Në mesin e tyre Zelensky ka bërë të ditur se ka ushtarë, roja kufitare, ushtarë të Forcave Ushtarake dhe Detare, si dhe mbrojtës të Azovstalit.

Presidenti ukrainas ka folur edhe për takimet e tij me kryeministrat e Irakut dhe Greqisë, si dhe me sipërmarrësin britanik Richard Branson.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se 106 ushtarë rusë janë liruar nga paraburgimi ukrainas, si pjesë e marrëveshjes.

Edhe Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës Botë Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Ushtarët e liruar do të fluturojnë në Moskë me aeroplanë të transportit ushtarak për trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Shkëmbime të tilla përfaqësojnë një nga fushat e pakta të bashkëpunimit midis Ukrainës dhe Rusisë.