Administrata Trump beson se Ukraina është "gati të ecë përpara" me një proces armëpushimi, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë shtetërore, përpara bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas që do të zhvillohen të martën, raporton BBC.
"Ne shpresojmë për rezultate, si në afrimin e paqes ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme", ka thënë Zelensky duke folur të dielën në mbrëmje.
Zelensky është nën presion për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, pas një pauze në ndihmën ushtarake amerikane dhe shkëmbimin e inteligjencës.
-
Zelensky shprehet i gatshëm për negociata, bën thirrje për bisedime trepalëshe
-
Trumpi takon Zelenskyn, thotë se do të arrihet marrëveshje për fundin e luftës
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh
-
1 shkurti – rundi i ardhshëm i bisedimeve për paqen në Ukrainë