Dëmtimi i digës Kakhovka ka rezultuar në përmbytjen e 29 qyteteve dhe fshatrave përgjatë lumit Dnipro, ka njoftuar të mërkurën ministri i Brendshëm, i Ukrainës, Ihor Klymenko, raportoi BBC-ja.
Klymenko ka thënë se 10 prej këtyre qendrave ishin në anën ukrainase të lumit, ndërsa nëntë të tjera përgjatë bregut të majtë të pushtuar nga Rusia.
Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të Ukrainës në Kherson, ka thënë se Ukraina ka evakuuar rreth 1700 njerëz nga zonat e përmbytura, që nga ora 13:00 me orën lokale.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka portretizuar thyerjen e digës Kakhovka si një sulm të qëllimshëm, duke e cilësuar atë akt barbar.
Udhëheqësi rus i ka thënë homologut të tij turk se incidenti ka çuar në një “katastrofë mjedisore dhe humanitare në shkallë të gjerë”.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për dëmtimin e digës.
-
Shkon në 45 numri i të vdekurve nga shkatërrimi i digës në Ukrainë
-
38 mijë njerëz të rrezikuar nga përmbytjet në Ukrainë
-
Shembja e digës Nova Kakhovka të Ukrainës, “katastrofë ekologjike”
-
OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda pas shkatërrimit të digës në Ukrainë
-
Qytete e fshatra ukrainase përmbyten, Rusia e Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën