Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

Shkatërrimi i digës së madhe në Ukrainë do të ketë pasoja “të rënda për mijëra qytetarë”, është paralajmëruar nga Kombet e Bashkuara, raporton “BBC”.

Shefi për ndihmë i OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se përmasa e katastrofës në digën e Kakhovkas në jug të Ukrainës, do të bëhet e qartë në ditët në vijim.

Mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në këto zona, që janë të prekura rëndë nga lufta.

Ka frikë se nivelet e ujërave mund të rriten edhe mëtutje.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës të martën.

Duke iu adresuar Këshillit të Sigurisë së OKB-së, Griffiths, ka paralajmëruar se mijëra persona në jug të Ukrainës po përballen me “humbje të shtëpive, ushqimit, ujit të pijshëm”.

Edhe Shkon në 45 numri i të vdekurve nga shkatërrimi i digës në Ukrainë Botë Shkon në 45 numri i të vdekurve nga shkatërrimi i digës në Ukrainë

Ndërsa vazhdon evakuimi masiv të mërkurën në mëngjes në rajonin Kherson në Ukrainë, imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit.

Të mërkurën në mëngjes, 23 lokalitete kanë mbetur të vërshuara. Në total mbi 40 mijë persona është dashur të evakuohen.