Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve që prej shkatërrimit të digës në Ukrainë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës tha të shtunën se të paktën 16 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet dhe 31 janë ende të zhdukur në zonat e rajonin që Ukraina i kontrollon, shkruan CNN.
Ministria ukrainase tha gjithashtu se 3.614 njerëz janë evakuuar nga zonat e përmbytura “përfshirë 474 fëmijë dhe 80 persona me aftësi të kufizuara”.
Në të njëjtën ditë, numri i njohur i vdekjeve në zonat e pushtuara nga Rusia u rrit në 29 persona, postoi në Telegram një zyrtar i Khersonit i mbështetur nga Rusia, Andrey Alekseenko.
Artikuj të ngjashëm
-
38 mijë njerëz të rrezikuar nga përmbytjet në Ukrainë
-
Ukraina: 29 qytete dhe fshatra u përmbytën nga dëmtimi i digës
-
OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda pas shkatërrimit të digës në Ukrainë
-
Sulmet e Rusisë nëpër Ukrainë, shkon në 14 numri i viktimave, 97 të lënduar
-
Të paktën 27 të vrarë dhe qindra të evakuuar pas sulmeve ruse pranë Kievit