Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet e Rusisë nëpër Ukrainë, shkon në 14 numri i viktimave, 97 të lënduar

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me raketa nga ana e Rusisë nëpër të gjithë Ukrainën ka shkuar në 14, ka bërë të ditur të hënën Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, përcjell AP-ja.

Po ashtu, njoftohet se 97 persona kanë mbetur të lënduar.

Në operacionin e shpëtimit thuhet se janë përfshirë të paktën 1000 punonjës të emergjencave.

Sulmet e përhapura po shihen si një përshkallëzim i rëndësishëm nga ana e Rusisë.

Rusia njoftoi se cak të sulmeve ka pasur infrastrukturën energjetike.

Si pasojë e kësaj, Ukraina njoftoi se shumë qytete kanë mbetur në terr, ndërkohë që eksporti i energjisë është ndalur.

Edhe Së paku 19 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë Botë Së paku 19 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se kjo është kundërpërgjigje për sulmin ndaj urës që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar në vitin 2014.

Sulmet e së hënës, janë quajtur terroriste nga Ukraina dhe shtetet perëndimore, pasi për cak kishin civilët dhe infrastrukturën civile.