Botë

Udhëheqësit botërorë i shtojnë bisedimet lidhur me situatën në Ukrainë

Udhëheqësit botërorë po shtojnë përpjekjet për të ulur tensionet mbi Ukrainën ndërsa frika për një pushtim rus rritet.

Presidenti francez Emmanuel Macron po takon liderin rus Vladimir Putin në Moskë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden pret kancelarin gjerman Olaf Scholz në Uashington.

Rusia aktualisht ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara në kufijtë e Ukrainës.

Fuqitë perëndimore akuzojnë Rusinë se po planifikon pushtim, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.

Zyrtarët amerikanë thanë të dielën se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake të nevojshme për një pushtim në shkallë të plotë.

Në javët e fundit, Moska ka kërkuar që aleanca ushtarake perëndimore, NATO, të ndalojë Ukrainën që të bëhet anëtare e saj dhe që grupi të shkurtojë numrin e trupave të saj në Evropën Lindore.

NATO i ka hedhur poshtë të dyja kërkesat. Në vend të kësaj, ajo ka sugjeruar bisedime për fusha të tjera, si kufizimi i armëve bërthamore.