Udhëheqësit francezë të ekstremit të djathtë kërkuan zgjedhje të parakohshme të martën pas takimit të tyre me kryeministrin François Bayrou, i cili përballet me një votë mosbesimi.
Ndërsa Bayrou përpiqet të shpëtojë postin e tij, ai po zhvillon bisedime këtë javë me udhëheqës të të gjithë spektrit, përfshirë udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, përpara një votëbesimi parlamentar mbi planin e qeverisë së tij për të ulur shpenzimet publike, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartitë e opozitës janë zotuar tashmë të refuzojnë buxhetin e kursimit, dhe Bayrou pritet të humbasë votëbesimin e 8 shtatorit, duke e shtyrë Francën në prag të një krize tjetër politike.
Duke folur pas takimit me kryeministrin, Le Pen ka thënë se partia e saj nuk ka besim tek Bayrou dhe shpërbërja së bashku me zgjedhje të reja pasuese është "zgjidhja e vetme demokratike" për të zgjidhur krizën politike.
Nëse Bayrou mposhtet, ai do të japë dorëheqjen, duke e lënë presidentin Emmanuel Macron në një pozicion shumë të pakëndshëm - të detyruar ose të gjejë një kryeministër konsensual, një detyrë e vështirë në një Francë thellësisht të ndarë, ose të shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare.