Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet se është nisur për në Pallatin Elysee për t’ia dorëzuar presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen.
Bayrou nuk ka arritur të fitojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e ka kërkuar vetë ai, për shkak të pakënqësive si pasojë e planit të tij për shkurtime buxhetore.
Franca tani përballet me një tjetër krizë politike pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit François Bayrou, i cili u rrëzua nga legjislativi me 364 vota kundër dhe 194 pro.
Ky zhvillim e detyron presidentin Macron që të kërkojë për të katërtën herë brenda një viti një kryeministër të ri, në një klimë të thellë polarizimi politik dhe pa një shumicë të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare.
-
Rrëzohet qeveria franceze – Macroni përballet me krizë të re politike
-
Macroni nën presion për dorëheqje ose zgjedhje të reja
-
Jep dorëheqje kryeministri francez Lecornu, pas më pak se një muaj në detyrë
-
Bayrou: Franca është e varur nga borxhi
-
Kryeministri francez, François Bayrou përballet sot me votëbesim