Policia franceze ka bastisur selinë e partisë së Marine Le Pen “ Tubimi Kombëtar” (RN) të mërkurën, për shkelje të dyshuara të financimit të fushatës dhe mashtrim.
Bastisja përfaqëson një goditje të re për partinë pasi Le Pen u dënua në mars për përvetësim të fondeve të BE-së dhe iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2027.
Tubimi Kombëtar është bërë partia më e madhe parlamentare e Francës, por mbetet ende e padëshiruar për shumë njerëz për shkak të historisë së saj të antisemitizmit dhe racizmit.
Presidenti i partisë, Jordan Bardella dha lajmin për bastisjen e së mërkurës në X.
"Që nga ora 8:50 e mëngjesit të sotëm, selia e Tubimit Kombëtar, përfshirë zyrat e udhëheqësve të saj, i janë nënshtruar një bastisjeje të kryer nga afërsisht njëzet oficerë policie ... të shoqëruar nga dy gjyqtarë hetues", ka shkruar Bardella.
Edhe
Bastiset selia e “Tubimit Kombëtar” në Francë
Zyra e prokurorit të Parisit ka konfirmuar bastisjet, për të cilat ka thënë se lidheshin me një hetim ndaj një personi të paidentifikuar, të hapur javën e kaluar, pas disa raporteve nga burime institucionale.
Thuhet se kërkimet u kryen në selinë e "Tubimit Kombëtar", në selitë qendrore të disa kompanive të paidentifikuara dhe në shtëpitë e drejtuesve të këtyre kompanive.
Hetimi përfshin akte që mund të përbëjnë mashtrim kundër një figure publike, kredi që tejkalojnë rregulloret e financimit të fushatave, kredi të rregullta të dhëna një partie politike dhe pranimin e tyre nga partia, kredi të rregullta të dhëna një kandidati gjatë një fushate dhe pranimin e tyre nga kandidati, pastrim parash, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara midis viteve 2020 dhe 2024, thanë prokurorët e Parisit.
Shkeljet e dyshuara lidheshin me financimin e fushatave, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, atyre legjislative të vitit 2022 dhe evropiane të vitit 2024, ka thënë zyra. Asnjë person ose subjekt juridik nuk është i akuzuar në hetim dhe hetimi është ende në vazhdim, sipas zyrës.
Megjithëse "Tubimi Kombëtar" dikur tabu, ka arritur të përmirësojë reputacionin e saj, ajo ka luftuar për të hedhur poshtë akuzat për papërshtatshmëri financiare gjatë ngritjes së saj në një nga partitë më të fuqishme të Francës.
Edhe
Fati politik i Le Penit “në fije të perit” ndërsa fillon apelin
Të martën, në një hetim të veçantë, prokurorët financiarë të BE-së kanë thënë se kishin hapur një hetim për keqpërdorim të dyshuar prej 4.3 milionë eurosh nga Identiteti dhe Demokracia, një bllok i Parlamentit Europian të ekstremit të djathtë, tashmë i shuar, që përfshinte edhe Tubimin Kombëtar të Le Penit.
Le Pen synon që dënimi i saj i marsit të përmbyset në mënyrë që të mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2027, përpjekja e saj e katërt për një post të lartë, por Bardella ka thënë se do të kandidojë nëse ajo nuk mundet.