Selia e partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), është bastisur nga policia të mërkurën, ka bërë të ditur presidenti i partisë Jordan Bardella në një postim në platformën sociale X, duke thënë se operacioni është pjesë e një "fushate të re ngacmimi".
"Që nga ora 8:50 e mëngjesit të sotëm, selia e Tubimit Kombëtar, përfshirë zyrat e udhëheqësve të saj, i është nënshtruar një bastisjeje të kryer nga afërsisht njëzet oficerë policie... të shoqëruar nga dy gjyqtarë hetues", ka thënë Bardella.
Nuk dihen për momentin shkaqet e bastisjes.
“Tubimi Kombëtar” i Le Penit u bastis nën dyshimin për shkelje financiare dhe mashtrim
Policia franceze ka bastisur selinë e partisë së Marine Le Pen “ Tubimi Kombëtar” (RN) të mërkurën, për shkelje të dyshuara të financimit të fushatës dhe mashtrim.
Bastisja përfaqëson një goditje të re për partinë pasi Le Pen u dënua në mars për përvetësim të fondeve të BE-së dhe iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2027.
Tubimi Kombëtar është bërë partia më e madhe parlamentare e Francës, por mbetet ende e padëshiruar për shumë njerëz për shkak të historisë së saj të antisemitizmit dhe racizmit.
Presidenti i partisë, Jordan Bardella dha lajmin për bastisjen e së mërkurës në X.
"Që nga ora 8:50 e mëngjesit të sotëm, selia e Tubimit Kombëtar, përfshirë zyrat e udhëheqësve të saj, i janë nënshtruar një bastisjeje të kryer nga afërsisht njëzet oficerë policie ... të shoqëruar nga dy gjyqtarë hetues", ka shkruar Bardella.
Zyra e prokurorit të Parisit ka konfirmuar bastisjet, për të cilat ka thënë se lidheshin me një hetim ndaj një personi të paidentifikuar, të hapur javën e kaluar, pas disa raporteve nga burime institucionale.
Thuhet se kërkimet u kryen në selinë e "Tubimit Kombëtar", në selitë qendrore të disa kompanive të paidentifikuara dhe në shtëpitë e drejtuesve të këtyre kompanive.
Hetimi përfshin akte që mund të përbëjnë mashtrim kundër një figure publike, kredi që tejkalojnë rregulloret e financimit të fushatave, kredi të rregullta të dhëna një partie politike dhe pranimin e tyre nga partia, kredi të rregullta të dhëna një kandidati gjatë një fushate dhe pranimin e tyre nga kandidati, pastrim parash, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara midis viteve 2020 dhe 2024, thanë prokurorët e Parisit.
Shkeljet e dyshuara lidheshin me financimin e fushatave, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, atyre legjislative të vitit 2022 dhe evropiane të vitit 2024, ka thënë zyra. Asnjë person ose subjekt juridik nuk është i akuzuar në hetim dhe hetimi është ende në vazhdim, sipas zyrës.
Megjithëse "Tubimi Kombëtar" dikur tabu, ka arritur të përmirësojë reputacionin e saj, ajo ka luftuar për të hedhur poshtë akuzat për papërshtatshmëri financiare gjatë ngritjes së saj në një nga partitë më të fuqishme të Francës.
Të martën, në një hetim të veçantë, prokurorët financiarë të BE-së kanë thënë se kishin hapur një hetim për keqpërdorim të dyshuar prej 4.3 milionë eurosh nga Identiteti dhe Demokracia, një bllok i Parlamentit Europian të ekstremit të djathtë, tashmë i shuar, që përfshinte edhe Tubimin Kombëtar të Le Penit.
Le Pen synon që dënimi i saj i marsit të përmbyset në mënyrë që të mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2027, përpjekja e saj e katërt për një post të lartë, por Bardella ka thënë se do të kandidojë nëse ajo nuk mundet.