Gjykata në Paris ia ka ndaluar Marine Le Penit të kandidojë për poste publike për 5 vjetët e ardhshme. Vendimi është me efekt të menjëhershëm.
Le Pen e ekstremit të djathtë në Francë është shpallur të hënën fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropiane, për të financuar partinë e saj “Tubimi Kombëtar”.
Gjykata pritet të japë edhe detaje të tjera lidhur me dënimin ndaj saj dhe tetë deputetëve të partisë "Tubimi Kombëtar" që janë shpallur fajtorë bashkë me të.
Mediat franceze kanë raportuar se Le Pen e ka lëshuar sallën e gjykatës ende pa përfunduar shpallja e dënimit.
Gjykata në Francë vendos sot për fatin e Le Pen për zgjedhjet e ardhshme
Marine Le Pen e Francës përballet të hënën me një moment të rëndësishëm, pasi një gjykatës...-
Gjykata do të lëshojë vendim për apelet e Le Penit në verën e vitit 2026
-
Le Pen dënohet edhe me katër vjet burgim dhe gjobë prej 100.000 eurosh
-
Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së
-
Gjykata në Francë vendos sot për fatin e Le Pen për zgjedhjet e ardhshme
-
Prokurorët kërkojnë dënim prej pesë vjetësh burgim për Marine Le Pen