Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpit i zhbllokohet llogaria në Twitter, mirëpo mund t’i bllokohet përhershëm

Foto: Reuters

Donald Trumpit i është zhbllokuar llogaria në rrjetin social Twitter, mirëpo është paralajmëruar se në rast të thyerjes së rregullave në të ardhmen, mund t’i bllokohet përhershëm, shkruan “The Independent”.

Ndërsa protestuesit u futën në ndërtesën e Kongresit duke u përleshur me forcat e rendit, Trump postoi një numër të postimeve në Twitter për të përgëzuar protestuesit. Twitter më pas njoftoi se do të marrë masa të paprecedent ndaj llogarisë së presidentit.
Në ora 19:02 me kohë lokale u njoftua se do të bllokohet llogaria për 12 orë, si dhe u paralajmërua se në rast të ndonjë shkelje tjetër do të bllokohet llogaria përhershëm.

Bllokimi 12 orësh ka skaduar, që nënkupton se Trumpi mund të postojë sërish. Por, ai ende nuk ka postuar në Twitter.